Reshjet e pakta të dëborës dhe moti jashtëzakonisht i ngrohtë i dimrit ka zhgënjyer të pasionuarit pas sporteve dimërore që shpresojnë për një dimër të bardhë në disa nga vendpushimet malore të Evropës.
I zhgënjyer nga moti ekstrem i ngrohtë i dimrit ka mbetur edhe kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai ka hipur aeroplanit dhe ka kërkuar për shtigje me borë.
“Në kërkim të pak bore… Sot dita e dytë e vitit me temperatura pranverore. U nisem për diku në Dolomites për të kërkuar pak borë për të bërë ski. Por, më duket që kësaj radhe duhet të kënaqemi me borë artificiale”, ka shkruar Pacolli.




/Motilokal.com
