Diell dhe temperatura të ngrohta në mes të dimrit në Shqipëri

Diell dhe temperatura të ngrohta në mes të dimrit në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 13 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 15 °C.

E diela pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 14 °C.

/Motilokal.com