“Verë në dimër”, “e ka ban Zoti verë”, janë këto shprehje që ndoshta i shkon shumë motit të këtyre ditëve në Kosovë, Shqipëri e pothuajse gjithë Evropën.
Moti i ngrohtë i këtij janari po shqetëson ekspertët në të gjithë botën. Në të paktën tetë vende evropiane, janë regjistruar temperatura rekord për sezonin këto ditë.
I gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone.
Ky mot jo shumë i zakonshëm pritet të ndryshojë nga java e ardhshme pasi priten rënie e temperaturave dhe reshjeve të shiut që më pas parashihen të shndërrohen në borë në Kosovë.
Në zonat malore nga e hëna parashihen reshje të dendura të borës si në Brezovicë, Rugovë dhe Brod.
Edhe në Shqipëri nga e hëna priten reshje shiu, e në zonat malore shi dhe borë.
Reshje shiu të hënë parashihet edhe në Maqedoni, ndërsa reshje bore në zonat malore.
Pas ditëve me diell edhe në Mal të Zi priten reshje shiu, në zonat malore borë.
Si çdo herë media online nr.1 në shqiptari do ju mbajë të informuar për surprizat dhe teket e motit.
/Motilokal.com
