Autoritetet turke mbyllën Ngushticën e Bosforit në Istanbul për anijet herët gjatë ditës për shkak të mjegullës së dendur.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare tha se trafiku i anijeve në dy drejtimet është pezulluar përmes ngushticës që nga ora 4:35 e mëngjesit, transmeton Anadolu.
Mjegull e dendur mund të vërehej në disa pjesë të ngushticës.
/Motilokal.com
