Java fillon me reshje shiu e bore në Shqipëri

Java fillon me reshje shiu e bore në Shqipëri

Java në Shqipëri parashikohet të nis nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell.

Sot parashikohet të mbajë mot i kthjellët dhe vranësira. Priten të fillojnë reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 15 °C.

Të martën priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 10 °C.

E mërkura parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 11 °C.

/Motilokal.com