Pas ditëve të ngrohta me diell të dimrit, pritet të kemi ndryshime meteorologjike në Kosovë.
Nga sot parashihet rënie e temperaturave dhe reshje shiu që priten të shndërrohen në borë. Ndërsa në viset malore priten më shumë reshje bore.
Moti sot pritet të mbajë intervale me diell dhe vranësira, pasdite reshje shiu e bore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 8 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në viset malore borë. Temperaturat do të luhatën prej 3 në 5 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Parashihen reshje lokale shiu, të përziera edhe me borë. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 2 °C.

/Motilokal.com
