Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Sipas raportimeve të EMSC, tërmeti ka rënë rreth orës 03:50 duke u ndjerë në Vlorë dhe rrethinat e saj. Epiqendra ka qenë në det, në një thellësi prej 7 km.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet fjalë për dëme apo të lënduar.
/Motilokal.com
