Shtegu ‘High Scardus Trail’, fitues i projektit më të mirë evropian të turizmit

Shtegu ‘High Scardus Trail’, fitues i projektit më të mirë evropian të turizmit

Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur fitues i “Projektit më të mirë evropian të turizmit” për vitin 2022 nga “British Guild of Travel Writers”.

High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin. Ai kalon nëpër tre shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Shtegu është një shtrirje e Via Dinarica që lidh të tre vendet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Rajoni i Dibrës mes tre shteteve është një nga polet më të rëndësishëm të tij. Shtegu kalon në 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh.

High Scardus Trail ose Shtegu i Lartë plot Ngjyra është shteg i ecjeve të gjata malore i cili përshkon 3 shtete "Kosovë, Maqedoni e Veriut, dhe Shqipëri" fillon në kurrizoren e majës së Lubotenit përshkon gjithë Sharrin duke vazhduar në malet e Korabit dhe përfundon në liqenin e Ohrit, ka një gjatësi prej 495km dhe është i ndarë në 22 segmente.

Taulant Hoxha për Motilokal.com ka treguar se historia e tij si shteg i lëvizjes së banorëve të zonave malore të të tri shteteve ka ekzistencë mijëvjeçare, por tani ai është shenjëzuar dhe konceptuar si shteg me potencial turistik kryesisht në aktivitete të turizmit të aventurës dhe natyrës (ecjeve malore, çiklizmit malor etj).

“Ideja e konceptimit të shtegut ka filluar në vitet 2015-2016 dhe është zhvilluar në faza të ndryshme, mirëpo në vitin 2021 akterët vendorë pasionantët e aventurës dhe natyrës së bashku me kompaninë austriake Trail Angels e cila aktivitetet i ka të shtrira në gjithë Evropën dhe deri në Himalaje, kanë ri-konceptuar këtë shteg për ta shndërruar në ofertë konkrete turisike në vitin 2022 grupet e para të turistëve e kanë përjetuar këtë shteg dhe në mesin e tyre edhe shkrimtarë, fotografë, bloger etj”, tha Hoxha.

Taulanti tregon se në garën e çmimeve vjetore që ndahet nga Asociacioni Britanik i Shkrimtarëve/Blogerëve të Udhëtimeve "Çmimet Ndërkombëtare të Turizmit", i propozuar në kategorinë Projekti më i mirë i turizmit në Evropë, “High Scardus Trail” është propozuar nga Rudolph Abraham shkrimtar londinez (shkrimtar udhëtimesh, fotograf, specialist i librave udhërrëfyes), dhe në mesin e 5 propozimeve “High Scardus Trail” është shpallur fitues, duke lënë pas projekte nga Polonia, Malta, Zvicra, dhe Ishujt Canarie.

/Motilokal.com

Foto: Taulant Hoxha dhe SuperXplorers