Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se moti do të përkeqësohet për datat 09 deri më 11 janar 2023.
Njoftim për përkeqësim të motit:
Në datën 09-11 janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
/Motilokal.com
