Lajm i mirë për skitarët: Bora zbardh Brezovicën

Lajm i mirë për skitarët: Bora zbardh Brezovicën

Pas ditëve të ngrohta që na shoqëruan në dhjetor të vitit të kaluar dhe në fillim të janarit 2023 dhe shkrirja e borës në disa zona malore nga i nxehti jo i zakonshëm në dimër. Lajmi i mirë është padyshim për skitarët së më rënien e temperatura gjatë natës ka rënë borë në Brezovicë dhe disa pjesë tjera malore.


Ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë portali Motilokal.com që nga nata e mbrëmshme  kanë filluar reshjet e borës në Brezovicë, Prevallë dhe në bjeshkët e tjera të Kosovës.


Temperaturat momentale janë 0 °C që pritet të arrij deri në -6 °C. Reshjet e borës në zonat malore pritet të vazhdojnë, ndërsa në ultësira parashihet borë e përzier me shi.

/Motilokal.com