Si pasojë e përkeqësimit të motit dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në Shkodër mësohet se ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve.

Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes - Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër njofton se ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

“Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet”, thuhet në njoftim.



/Motilokal.com
