Si të mbrohemi nga koronavirusët?

Si të mbrohemi nga koronavirusët?

Koronavirusët janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë prej tyre (shtatë me këtë të fundit), mendohet se infektojnë njerëzit.

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes të këtyre simptomave.

Viruset e reja pikasen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie tek njerëzit. SARS kaloi nga macet tek njerëzit.

Sipas të dhënave të fundit koronavirusi SARS ka vrarë 774 njerëz nga 8 mijë të infektuar nga shpërthimi në Kinë.

Mbrojtja nga koronavirusët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik (IKSHPK) rekomandon këto këshilla si të mbrohemi nga koronavirusë.

1. Lani duart me ujë dhe sapun ose për duar përdorni solucion me alkool.

2. Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën dhe hundën me shami ose me pjesën e parakrahut.

3. I shmangni kontaktet e afërta me çdo njeri që ka shenja dhe simptoma të gripit, rrufës, flamës.

4. Mbani higjienën personale dhe praktikoni rregullat bazë të higjienës gjatë gatimit.

5. Shmangni kontaktet me kafshët e gjalla./Motilokal.com