Malet e Dibrës janë mbuluar nga bora e parë për vitin 2023. Ulja e temperaturave ka qenë e menjëhershme ditën e fundit duke sjell reshje dëborë në zonat malore të këtij qarku.
Dëborë ka rënë edhe në Bulqizë. Reshjet në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshje e borës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët për shkak të ngricave në rrugë.
Deri më tani nuk janë shfaqur problematika të theksuara.
/Motilokal.com
