Fillim vit i mbarë për Prizrenin pasi u arrit marrëveshja për projektin e madh të cilin do ta shijojnë të gjithë, pa dallim moshe.
Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, përfaqësuar nga Fisnik Reçica, nënshkruan sot marrëveshje tri paleshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.
“Ky projekt do të ndikoj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës. Kalaja e Prizreni, përveç një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të Kryeqytetit Historik të Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj.

Ndërsa ministri i Mjedisit tha se u pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit “Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit” me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit.

“U pajtuam që gjatë implementimit të këtij memorandumi, të shkëmbejmë informacione dhe të takohemi rregullisht të paktën një (1) here në muaj për të vlerësuar dinamikat e zbatimit të memorandumit”, tha Aliu.
/Motilokal.com
