L'Akuila ‘sfidon’ tërmetet, qyteti italian teston teknologjinë 5G për të monitoruar tërmetet

L'Akuila ‘sfidon’ tërmetet, qyteti italian teston teknologjinë 5G për të monitoruar tërmetet

Nëse e shikoni L'Aquilan nga një distancë, qyteti është i rrethuar nga vinça, shenjat e një prej tërmeteve më të këqija në historinë e Italisë.

Sot qyteti është duke u përpjekur të integrojë teknologjinë 5G në planet e emergjencës për tërmetet.

Kompania kineze ZTE - një ofrues kryesor i produkteve dhe shërbimeve të komunikimit ka zgjedhur L'Aquilan për të hapur qendrën e parë të Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e teknologjisë 5G.

ZTE dhe Universiteti i L'Aquila po testojnë teknologjinë për të menaxhuar më mirë urgjencat që lidhen me tërmetin. Duke përdorur 5G, alarmi mund të dërgohet me një shpejtësi më të shpejtë.


“Ne imagjinojmë një ndërtesë që është e vendosur pranë epiqendrës së tërmetit. Jemi në gjendje të ndjejmë lëkundjet dhe falë teknologjisë 5G mundemi të lëshojmë alarmin drejt L’Akuilës 8 sekonda më shpejt se ardhja e goditjes sizmike”, theksoi Fabio Graziosi, profesor në Universitetin e L’Aquilas për Euronews.

Nuk ka të bëjë vetëm me tërmetet, studiuesit po shikojnë mënyra për ta përdorur këtë teknologji për të ofruar shërbime në fusha të ndryshme, përfshirë artet.

Objektivi i L’akuilës është të shndërrohet në një laborator eskperimental sa i përket aplikimit të teknologjisë 5G për të monitoruar tërmetet. Por jo të gjithë janë dakord, shumë i druhen ambientit por dhe shëndetit të njerëzve.

Pierluigi Biondi, Kryetari i Komunës së L'Aquila është ndër ata të bindur që qyteti do të bëhet model.

"Ne duhet ta imagjinojmë 5G si të ardhmen kryesisht për sa i përket shërbimeve që mund të ofrojë dhe përdorimit të saj të përditshëm. Nga ky këndvështrim L'Aquila duhet të ofrojë zgjidhje të fuqishme kur përballet me kërkesa të reja që vijnë si pasojë e tërmetit. Dhe duke bërë kështu që ajo mund të ofrojë një protokoll që mund të përsëritet", tha Biondi.


Por jo të gjithë në L'Aquila e mbështesin studimin. Ata kanë frikë nga rreziqet e mundshme si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e njerëzve.

Zëdhënësi italian i Aleancës Stop5G, Maurizio Martucci ka një çështje tjetër. Ai e sheh përdorimin e teknologjisë si atë që ai e quan "armë të dëmshme" dhe ai është i vendosur të sjellë betejën e tij kundër 5G në Evropë.


“Ka shumë persona të cilët janë të sëmurë apo që vuajnë nga ekspozimi i radiacionit. Kështu që ne kërkojmë që qeveritë kombëtare dhe Parlamenti Evropian ta ndalojë këtë teknologji sepse përdorimi i valëve milimetrike për 5G-në nuk është testuar ende dhe ne nuk e dimë se çdo të ndodhë kur njerëzit të ekspozohen”, tha ai.

Qeveria Italiane, së fundmi votoi për të fuqizuar fuqinë shtetërore për të ndërhyrë në zhvillimin e shërbimeve 5G, të cilat do aplikohen mbi kompanitë jashtë BE-së. Një lëvizje për të cilën mendohet së do të vonojë shërbimet në vend./Motilokal.com