Borë në zonat malore të Korçës, të gjitha rrugët e kalueshme

Borë në zonat malore të Korçës, të gjitha rrugët e kalueshme

Në zonat malore të Korçës janë regjistruar reshje bore, pas një fillimi të ngrohtë të dimrit.

Sipas njoftimit të kryetarit të Korçës të gjitha rrugët ku ka reshje bore janë të kalueshme.

“Të gjitha akset që lidhin Korçën me zonat malore janë të kalueshme pas reshjeve të borës të 24 orëve të fundit. Ka përfunduar që në orët e mëngjesit edhe pastrimi nga bora i rrugës Shtyllë - Panarit në segmentin e saj më të vështirë në Mashkullorë”, njoftoi i pari i Korçës.

/Motilokal.com