Bie bora e shumëpritur në Malin e Tomorit, ftesë për vizitorët për t'i shijuar sportet e dimërore

Bie bora e shumëpritur në Malin e Tomorit, ftesë për vizitorët për t'i shijuar sportet e dimërore

Mali i Tomorit u mbulua ditët e fundit nga reshjet e borës, duke ofruar një peizazh mbresëlënës për të pasionuarit pas alpinizmit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky mal, duke i bërë apel turistëve ta vizitojnë atë.

“Dëbora e shumëpritur mbërriti në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit. Tashmë, sezoni i turizmit dimëror do të nisë të tërheq turistët e tij. Ejani të shijoni bukurinë e bardhësisë së dëborës në pyjet dhe shpatet e malit të Tomorit”, shkruan AKZM.

Parku Kombëtar i Tomorit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara si nga vizitorë të huaj dhe ata vendas.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

/Motilokal.com