Ka disa njerëz që sapo hyn stina e dimrit, i shikon thuajse gjithmonë me viroza. Po ashtu edhe fëmijët e vegjël, disa janë shumë delikatë dhe ftohen menjëherë. E gjitha ka të bëjë me imunitetin tonë.
Por, kur temperaturat ulen, trupi ynë është më i predispozuar për tu prekur nga i ftohti dhe gripi. Për të qëndruar të shëndetshëm këtë dimër, ju duhet të bëni sa më shumë aktivitet fizik, të keni një dietë të pasur ushqimore dhe patjetër të visheni sa më ngrohtë. Por sipas dietologëve duhet të tregoni kujdes në mungesën e vitaminave, për të patur një sistem imunitar sa më të fortë. Dhe këto janë 5 vitaminat që do ju ndihmojnë të kaloni një dimër sa më të shëndetshëm nëse trupi juaj i ka në sasi të mjaftueshme.
Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë përdorimin e ushqimeve që përmbajnë:
Beta karoten
Beta karoteni forcon imunitetin duke shkatërruar qelizat e infektuara nga virozat. Përveç karotës, të pasura me beta karoten janë të gjitha perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, sallata jeshile, brokoli e të tjera.
Vitaminë C
Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të antiviraleve. Konsumimi i frutave dhe i perimeve të freskëta është një burim i mirë për ta marrë këtë vitaminë.
Agrumet, si portokalli, limoni, mandarina, janë shumë të pasura me vitaminë C. Po kështu, edhe kivi, speci i kuq, majdanozi, brokoli, lulelakra e të tjera.
Vitamina D
Ne e sigurojmë vitaminën D kur jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Në dimër kjo gjë bëhet më e vështirë. Por pse është kaq e rëndësishme vitamina D? Ajo na forcon imunitetin dhe na mbron nga infeksionet.
Ushqimet të pasta me vitaminën D janë peshku, vezët, kërpudhat, nënprodukte të qumështit.
Vitaminë E
Kjo vitaminë kontribuon në prodhimin e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar. Burime të vitaminës E janë: vaji i ullirit, avokadoja, frutat e thata, si arrat, bajamet, farat e lulediellit e të tjera.
Zink
Zinku ka një rol të veçantë, sepse ndihmon për të shëruar plagët dhe rigjeneruar indet e dëmtuara. Ushqime të pasura me zink janë: fasulet, arrat, veza, mishi i pulës dhe ai i viçit, si edhe prodhimet e detit, duke përfshirë karkalecat, midhjet e të tjera.
Ujë natyral
Çdo gjallesë nuk jeton dot pa praninë e oksigjenit dhe ujit. Të gjitha pjesët e trupit funksionojnë më mirë kur kanë lëngje.
/Motilokal.com
