Mësoni si do të jetë moti sot dhe në vazhdim në Maqedoni

Mësoni si do të jetë moti sot dhe në vazhdim në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë paradite me mjegull në lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 9 °C.

Dita e shtunë do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta lokale të kohëpaskohshme, ndërsa në vendet më të larta dhe male borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C.

E diela pritet të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 4 deri në 7 °C.

/Motilokal.com