Motilokal ju sjell pamje nga Prevalla me borë

Motilokal ju sjell pamje nga Prevalla me borë

Prevalla është një nga bukuritë e rralla të Kosovë që gjendet 28 kilometra larg Prizrenit dhe rreth 12 kilometra larg Brezovicës. Ky vend i bukur kufizohet me një pyll të madh, ku gjatë verës ka një pamje mahnitëse gjelbëruese gjithandej dhe me një freski që rrallë se e gjen diku tjetër, ndërsa gjatë dimrit veshët nën petkun e borës ku i shtohet edhe më shumë bukuria Maleve të Sharrit.

Ky vend i bukur gjendet në një lartësi mbi detare mbi 1800 metra që ka tipare shëruese si verës, e veçanërisht gjatë dimrit.

Motilokal.com qëndrojë në Prevallë, ku ishte dëshmitarë i shumë turistëve të ardhur nga trojet shqiptare ku krahas kosovarëve, edhe shqiptarët nga Shqipëria janë ndër vizitorët më të shpeshtë të kësaj qendre turistike.

Parku Kombëtar Sharrit është një kompleks bukurish interesante, ashtu siç janë vetë bukuritë e Kosovës. Këto bukuri marrin formën e imponuese me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e Lumëbardhit kua ja shton edhe më shumë bukurinë këtij vendi magjik./Motilokal.com

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj