Shqipëria goditet nga një breshëri tërmetesh

Shqipëria goditet nga një breshëri tërmetesh

Shqipëria është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit, Konispol dhe Bilisht. Nga ora 16:19 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 07:57 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 13 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.6 rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Xibër të Dibrës, ndërkohë që lëkundjet janë ndierë edhe në zonat të tjera të kësaj bashkie, duke krijuar panik tek banorët.

Lëkundjet janë ndierë edhe në Tiranë, por nga informacionet e marra nuk kanë shkaktuar dëme.

/Motilokal.com