Bjeshka e Oroshit zbardhet nga bora

Bjeshka e Oroshit zbardhet nga bora

Bora ka zbardhur edhe Bjeshkën e Oroshit, një zonë malore mjaft atraktive me shumë mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit malor në Mirditë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bjeshka e Oroshit.

“Dëbora ka zbardhur tashmë edhe Bjeshkën e Oroshit, një zonë malore mjaft atraktive, ku gjeni mundësi të shumta për zhvillimin e sporteve dhe aktiviteteve të ndryshme të turizmit malor”, theksoi AKZM.

Mirdita dhe zemra e saj Oroshi, ndodhen në lindje të Rrëshenit. Kjo është një zonë malore mjaft atraktive me mundësi të shumta për zhvillimin e llojeve të turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine.

Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe Fushat e Lugjeve me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik.

/Motilokal.com