Të gjithë sytë nga qielli duke shikuar se kur do bie borë. Për çdo ditë në redaksinë e Motilokal arrijnë pyetje se kur do kemi borë, sidomos të apasionuarit pas skive.
Ky mot i ngrohtë i këtij janari po shqetëson ekspertët në të gjithë botën. Në të paktën tetë vende evropiane, janë regjistruar temperatura rekord për sezonin këto ditë.
I gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone.
Por, gjatë javës së ardhshme pritet të kemi ndryshim të motit pasi priten reshje shiu dhe erë që në fundjavën e ardhme do sjellin edhe reshjet e borës.
Lajmi i mirë është që në zonat malore nga nesër (e hënë 16.01.2023) parashihen reshje më të dendura të borës si në Brezovicë, Rugovë dhe Brod.
Ndërsa në zonat e ulëta pritet të bie borë në gjithë Kosovën nga data 20 janar.
Edhe në Shqipëri priten reshje shiu, e në zonat malore shi dhe borë. Në fundjavën e ardhshme reshje bore edhe në zonat e ulëta.
Reshje shiu parashihen edhe në Maqedoni, ndërsa reshje bore në zonat malore. Reshje bore në zonat e ulët parashihen në fundjavën e ardhshme.
Pas ditëve me diell edhe në Mal të Zi priten reshje shiu, në zonat malore borë. Ndërsa në ultësira fundjava e ardhshme sjellë reshje bore.
Si çdo herë media online nr.1 në shqiptari do ju mbajë të informuar për surprizat dhe teket e motit.
/Motilokal.com
