![Lumi Llap i mbushur me mbeturina [Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/5e2/00b/1eb/thumb_1272_650_365_0_0_crop.jpeg)
Me mbeturina e barishte është i mbushur lumi Llap. I gjendur mu në zemër të qytetit të Podujevës, ky lumë është shndërruar në një deponi mbeturinash. Banorët e qytetit të Podujevës, nuk po kujdesen aspak për mirëmbajtjen e lumit të tyre.
Rrjedhja e këtij lumi nëpër qytetin e Podujevës është një begati por fatkeqësisht i njëjti po mbulohet nga mbeturinat dita-ditës.
Hedhje e mbeturinave mbi lumin Llap po e ndotin edhe më shumë ambientin përreth, e që padyshim krijojnë aroma të pakëndshme./Motilokal.com