Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 22:37 minuta në Shqipëri. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit është regjistruar në Xibër, Klos të Dibrës me magnitudë 4.7 Rihter.
Raportohet se lëkundjet janë ndierë 131 kilometra jugperëndim të Shkupit dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 kilometra, sipas EMSC.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, duke përfshirë më shumë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën.
Ndërsa edhe pas lëkundjes së parë, kanë vijuar lëvizje të tokës.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.
/Motilokal.com
