Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.
“Një valë tërmetesh janë ndierë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kane kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në nr. 112 ose zjarrfikësit nr. 128! Kujdes për njeri-tjetrin! #BASHKE”, ka shkruar Veliaj.
/Motilokal.com
