Dridhje toke në Shqipëri, IGJEUM: Dëme të lehta Xibër të Klosit

Dridhje toke në Shqipëri, IGJEUM: Dëme të lehta Xibër të Klosit

Një valë tërmetesh kanë goditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë. Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundjet e tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter, me epiqendër 3 kilometra në jug të Klosit janë ndierë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga të dhënat e deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

/Motilokal.com