Surprizat e motit për këtë javë në Kosovë

Surprizat e motit për këtë javë në Kosovë

Në Kosovë gjatë kësaj jave pritet përkeqësim i kushteve meteorologjike. Për shkak të depërtimit të cikloneve priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende-vende edhe rrebeshe shiu, ndërsa në viset malore borë. Përgjatë këtyre ditëve të javës vende-vende do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi e juglindjes.

Për shkak të rrebesheve të shiut ekziston edhe mundësia për vërshime të shpejta në Kosovë ditën e martë.

Moti sot pritet të mbajë me vranësira e reshje lokale shiu, në viset malore borë. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 6 °C.

Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje shiu të shoqëruar me erë të fortë. Parashihen edhe vërshime në disa pjesë të Kosovës. Në viset malore borë. Temperaturat do të luhatën prej 5 në 11 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët. Parashihen reshje lokale shiu dhe erë e fortë. Në viset malore borë. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 12 °C.

/Motilokal.com


Foto: Gresa Berisha