Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë në mëngjes mjegull. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, ndërsa në fund të ditës do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore, kurse në male borë. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 5 °C.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 12 °C.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 16 °C.

/Motilokal.com
