Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë rreth orës rreth orës 22:37 minuta. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, epiqendra ishte 3 km në jug të Klosit dhe lëkundjet u ndien në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas IGJEUM, nata nuk ka qenë e qetë. Nga ora 23:32 minuta deri në 08:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistrua 9 dridhje toke.
Deri më tani, nga tërmeti i fortë i mbrëmshëm janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve.
/Motilokal.com
