Pezullohet lundrimi për varkat e vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Pezullohet lundrimi për varkat e vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Përkeqësimi i kushteve të motit në Shqipëri pritet të sjellë probleme në lundrimin detar. Kapitaneria e Portit të Vlorës ka urdhëruar që gjatë datave 16-19 janar, pra deri ditën e enjte të kësaj jave, të pezullojnë lundrimin për mjetet e vogla.

“Nuk lejohen që të dalin në det të hapur anijet e vogla dhe ato të peshkimit ndërsa do të vijojnë operimin anijet e transportit ndërkombëtar detar që nisen nga porti i Vlorës. Sipas parashikimeve era e fortë do të bëjë që gjatë këtyre ditëve forca e detit të arrijë deri në 7 ballë”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com