Një tjetër lëkundje tërmeti është raportuar në Xibër të Dibrës. Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.
Ndërkohë që thellësia ka qenë 10.3 kilometra. Tre minuta më vonë një lëkundje me po të njëjtën thellësi dhe epiqendër është regjistruar në Burrel. Tërmeti ishte i magnitudës 2.6 i shkallës Rihter.
Pas tërmetit 4.7 Rihter të orës 22:37, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 9 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët.
/Motilokal.com


