Përfundon censusi i shpendëve ujorë në Shqipëri

Përfundon censusi i shpendëve ujorë në Shqipëri

Administratat e Zonave të Mbrojtura përgjatë tre ditëve në të gjithë vendin ka zhvilluar Censusin e shpendëve dimërues migrator të mjediseve ujore për vitin 2020.

Ky census tashme është mbyllur në Liqenin e Vau të Dejës ku janë vëzhguar shpendët ujor në këtë liqen.


Ndërsa ekspertët, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës së bashku me përfaqësuesit e ADZM në Elbasan zhvilluan numërimin e shpendëve ujore në disa pika të caktuar si: Liqeni i Banjës Gramsh, Liqeni i Belshit, Liqeni i Seferanit, Liqeni i Marinës, Liqeni i Çesties.


Po ashtu është bërë vrojtimi dhe numërimin i shpendëve ujor në 42 poligone përfshirë Lagunën e Nartës, Lagunën e Kallëngës, dhe Lagunën e Orikumit.


Në Lagunën e Nartës rezultatet e këtij censusi tregojnë se ka një rritje me 45% më tepër shpendë në krahasim me vitin e kaluar.


Ky census është zhvilluar në të gjitha liqenet dhe ligatinat ku strehohen dhe shumohen shpendët ujore, ku bëhet identifikimi dhe numërimi i tyre./Motilokal.com