Paralajmërohet për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Shqipëri

Paralajmërohet për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë ka paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme (e hënë, 16.01.2023) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, 17.01.2023) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri të territorit.

Sipas IGJEUM në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

“Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com