Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar për reshje shiu me intesitet të lart dhe mundësinë për vërshime duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë 16/01/2022) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkurë, datë 17.18/01/2022).
"Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë. Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve, fillimisht atyre të vegjël me karakterë të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave", thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë 16/01/2022) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë 17. 18/01/2022), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.
Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve, fillimisht atyre të vegjël me karakterë të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve.
LEXO: Java e ardhshme me stuhi shiu dhe erë të fortë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi
Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri etj.
Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 %
Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 %
Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.
/Motilokal.com


