Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë, Shqipëria është përfshirë nga moti i ligë, me reshje shiu dhe borë në zonat malore. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problemet e para në Shkodër.
Aktualisht, probleme ka në rrugën e Prekalit. Në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak se ka rënie të gurëve dhe rrëshqitje të dherave.
Firma kontraktuese ka filluar me pastrimin e rrugës. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera në këtë qark, teksa në zonat malore kanë nisur reshjet e borës.




/Motilokal.com
