Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin. Ndërsa në Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore, në Qafë Thore reshjet kanë qenë me intensitet të lart.
Sipas ARRSH-së kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Qarkullimi po kryhet pa probleme reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet mesatar, temperatura shënon 0°C.
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelohet në njoftimin e ARRSH-së.
/Motilokal.com
