Britania përfshihet nga stuhia e borës, temperaturat deri në -11 gradë

Britania përfshihet nga stuhia e borës, temperaturat deri në -11 gradë

Britania pritet të goditet nga një tjetër stuhi dëbore sot pasi temperaturat janë nën zero në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në udhëtime. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar nga autoritetet që të udhëtojnë vetëm nëse është nevojshme.

Si pasojë e motit të ftohtë janë regjistruar më shumë se 100 aksidente rrugore në vetëm pak orë.

Met Office ka lëshuar paralajmërime për probleme në Anglinë Jugore, pjesë të Uellsit Veriperëndimor dhe Verior, Irlandën Veriore dhe pjesë të mëdha të Skocisë Veriore ndërsa temperatura do të arrijë deri në -11 gradë Celsius.

Zonat përfshirë Yorkshire, Northumberland dhe Skocinë Veriore u zgjuan nga bora dhe ngrica të martën në mëngjes, me motin e ftohtë që do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

/Motilokal.com