Gjatë ditës së sotme situata meteorologjike në Shqipëri do të vijojë të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale me diell. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura bore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 11 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të vranët e reshje të mëdha shiu. Në viset malore borë. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 10 °C.
/Motilokal.com
