Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe relativisht ngrohtë e reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe lindore. Në zonat e larta malore me borë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 7 deri në 16 °C.
E enjtja do të mbajë mot kryesisht të vranët dhe relativisht ngrohtë me reshje shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 14 °C.
/Motilokal.com
