Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në një komunikim për mediat, për të folur në lidhje me situatën aktuale në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Peleshi tha se në Shkodër ka dalje të lumit të Bunës dhe janë përmbytur 270 hektarë tokë, ndërsa situata në lumenjtë dhe liqenet e tjerë për momentin nuk shfaq rrezik, por kërkohet monitorim nga bashkitë përkatëse.
Ministri shtoi se prioritet i këtij viti dhe në vazhdim duhet të jetë investimi në ujëmbledhës.
/Motilokal.com
