Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë Kosova është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta.
Nga era e fortë janë shkaktuar dëme të shumta gjatë natës së mbrëmshme në Prizren.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Prizrenit në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj ka vizituar disa prej vendeve të prekura nga erërat e fuqishme dhe ka thënë që do t’u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve.

“Për të parë dëmin, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, Totaj tha se “Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore”, thuhet tutje në njoftimin nga Komuna e Prizrenit.
/Motilokal.com
