Shtrëngata me reshje shiu, disa rrugë mbulohen nga uji në Lezhë

Shtrëngata me reshje shiu, disa rrugë mbulohen nga uji në Lezhë

Reshjet e shiut me shtrëngata kanë vijuar në Lezhë gjatë gjithë natës, ndërsa janë shkaktuar probleme në disa rrugë.

Përmbytjet në disa lagje të Lezhës kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ndërkohë, nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Lezhës ende nuk raportohet për probleme, ndërkohë që grupet e punës kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet që mund të jenë shkaktuar.

Për shkak të motit të keq, kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

/Motilokal.com