Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në disa zona të Shqipërisë pas goditjes nga moti i ligë.
Në njoftim thuhet se reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12.

ARRSH thotë se në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie ortekësh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive.

Sipas ARRSH-së kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
