Turbullohet uji në kanalin e Ibrit, problem për disa zona të Kosovës

Turbullohet uji në kanalin e Ibrit, problem për disa zona të Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit.

Në njoftim thuhet se Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sot nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/autocisternat do jenë aty për t'i furnizuar qytetarët me ujë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës.

“Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë. Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike”, njofton Ujësjellësi “Prishtina”.

/Motilokal.com