Reshje të mëdha shiu, rrugët e Pejës vërshohen nga uji

Reshje të mëdha shiu, rrugët e Pejës vërshohen nga uji

Ditë më parë Motilokal paralajmëroi se në Kosovë pritet ndryshim i kushteve meteorologjike, ku do të ketë reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.

E si pasojë e motit me shi janë shkaktuar vërshimë në disa komuna të Kosovës.

Siç ndodh zakonisht kur bie shi, vërshime po ndodhin edhe në Pejë.

Në qytetin e Pejës, disa rrugë dhe lokale rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e sasisë së madhe të ujit.

Në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, qytetarët shihen duke bërë përpjekje që të parandalojnë depërtimin e ujit nga kanali i hapur.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në qendrën e qytetit të Pejës.

/Motilokal.com