Përmbyten rrugët në Durrës nga reshjet e shiut

Përmbyten rrugët në Durrës nga reshjet e shiut

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit të Durrësit.

Reshjet e dendura dhe të herëpashershme të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve duke vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet. Situata paraqitet problematike në rrugën Mujo Ulqinaku, te stadiumi, në hyrje të shëtitores bregdetare dhe në disa segmente rrugore të lagjeve 1, 3, 4 dhe 18.

Njëkohësisht probleme ka dhe në zonën e ish-Kënetës dhe atë të Plazhit.

/Motilokal.com