Moti i ligë 'mbërthen' Shqipërinë, pezullohet mësimi në disa shkolla

Moti i ligë 'mbërthen' Shqipërinë, pezullohet mësimi në disa shkolla

Moti i ligë është bërë shkak për pezullimin e mësimit në disa shkolla të vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla

Ajo ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.

Kushi ka potencuar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

“Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”, ka shkruar Kushi.

/Motilokal.com