Skenderaj, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve

Skenderaj, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve

Reshjet e shiut sot shkaktuan vërshime në disa komuna të Kosovës, e si rrjedhojë edhe vështirësi për qytetarët.

Skenderaj është një prej tyre, ku edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin.

Njoftimi i plotë i kryetarit Fadil Nura:

Si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.

Që nga orët e mëngjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontroll, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.

Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara.

/Motilokal.com