Si parashikohet të jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Si parashikohet të jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje shiu, në pjesët lindore do të pasohen me bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të ftohjes së maleve dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë bore. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 9 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë me reshje lokale, në zonat malore dhe më të larta borë, në vendet më të ulëta reshje shiu dhe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 6 °C.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe ftohtë me reshje lokale, gjatë natës në male dhe vendet më të larta në pjesët perëndimore do të ketë borë, kurse në vendet e ulëta reshje shiu dhe bore. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 0 deri në 8 °C.

/Motilokal.com